Për ta transferuar këtë lojtar, Milan duhet t’i bëjë gati 35 milionë euro

22:02 | 02 Mars 2022

AC Milan i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Julian Ëeigl, pasi Benfica ka hapur shitjen e mesfushorit.

Ëeigl u bë i njohur gjatë kohës së tij me Borussia Dortmund, kur klubet në të gjithë Evropën kishin emrin e tij në listën e dëshirave, dhe këtë sezon ai është kthyer në formën e tij më të mirë me 5 gola dhe 3 asistime në 37 ndeshje për Benfica-n.

Calciomercato po raporton se pala portugeze po ‘fërkojë duart’ sepse ata mbrohen nga fakti se kontrata e gjermanit skadon në vitin 2024 dhe ata janë gati të dëgjojnë ofertat, por çmimi fillestar është 35 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Javët e fundit ai i është ofruar Milanit dhe Romës – por Jose Mourinho nuk ka shprehur ende asnjë lloj dëshire për lojtarin.

Po ashtu as Milan deri me tani nuk ak shprehur ndonjë interesim të madh për lojtarin, kjo pasi kuq e zinjtë janë të lidhur ngushtë me transferimin e portugezit Renato Sanches nga Lille. /ORAinfo/

Komento: