Ragnick e dëshiron këtë super sulmues të Manchester United

23:12 | 02 Mars 2022

Manchester United thuhet se po tregon një interesim të madh për sulmuesin e RB Leipzig, Christopher Nkunku për shkak të paraqitjeve këtë sezon.

24-vjeçari ka qenë në formë mbresëlënëse për klubin gjerman këtë sezon, duke shënuar 23 gola dhe duke regjistruar 13 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.

Man United dhe Arsenal janë ndër klubet që kanë interes për sulmuesin, i cili ka një kontratë me skuadrën aktuale deri në qershor 2024.

Një raport i kohëve të fundit pohoi se Leipzig nuk do të ishte i përgatitur për të shitur francezin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, nëse nuk merrnin një ofertë prej 62.5 milionë funte.

Megjithatë, sipas “Sky Deutschland”, ka të ngjarë të jetë i disponueshëm për një tarifë prej 50 milionë funtesh dhe Man United dëshiron ta sjellë në “Old Trafford”.

Raporti pretendon se 20 herë kampioni i Anglisë është alarmuar për paraqitjet e jashtëzakonshme në skenën e madhe dhe po tregojnë interesim të madh.

Nkunku ka shënuar 14 herë dhe ka regjistruar nëntë asistime në 24 paraqitje në Bundesligë këtë sezon, ndërsa shënoi shtatë gola dhe kontribuoi me dy asistime në gjashtë paraqitje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë një het-trik kundër Manchester City në “Etihad Stadium” në shtator 2021.

Komento: