Juventus edhe me një transfer të madh nga skuadra e Serie A

13:11 | 03 Mars 2022

Juventus ia merr Fiorentinës edhe një tjetër yll.

Biankonerët përsëri për shopping te Viola!

Juventus mbrëmë e mposhti Fiorentinën me rezultat minimal në ndeshjen e parë të gjysëmfinales së Kupës së Italisë.

Ish-futbollisti i Fiorentinës, Dusan Vlahovic, nuk u prit aspak mirë nga publiku nikoqir që e fishkëllyen gjatë gjithë kohës.

Por duket se nuk do të mbarojë me kaq, pasiqë Juventus synon një tjetër transferim nga Fiorentina.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus ka shfaqur interesim për transferimin e Alvaro Odriozolës.

Odriozola është i huazuar te Fiorentina deri në fund të sezonit dhe në verë pritet të rikthehet te Reali.

Juventus synon transferimin e Odriozolas në verë dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro.

Komento: