Nuk po ja do të PSG, Wijnaldum po rikthehet në Premierligë

23:49 | 03 Mars 2022

Tri ekipe të Premier Ligës janë pas Georginio Wijnaldum.

Mesfushori holandez, Wijnaldum nuk po arrin ta gjejë vetën në formacionin startues të Mauricio Pochettinos dhe pritet të largohet nga ‘Parc des princes’ gjatë merkatos së verës.

Newcastle United, Aston Villa dhe West Ham United janë tri ekipe nga Premier Liga të cilët duan ta rikthejnë lojtarin në Angli.

Përveç ekipeve angleze edhe Atletico Madrid janë të lidhur me një transferim të mundshëm të lojtarit.

Wijnaldum u transferua nga Liverpool në Paris Saint Germain si një lojtar i lirë verën e kaluar. /Lajmi.net/

Komento: