Guardiola zbulon emrat e 3 sulmuesve që i do në skuadër

11:59 | 04 Mars 2022

Guardiola dëshiron sulmues, zbulohen 3 emrat e kërkuar

Manchester City kërkon sulmues për tu përforcuar gjatë merkatës së verës, me Pep Guardiolën që ka të dëshiruar 3 sulmues.

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, ka bërë të ditur se Guardiola, do të duhet të zgjedh mes tre sulmuesve.

“Pep Guardiola është i dashuruar me Harry Kane. Ata u përpoqën ta sjellin katër herë verën e kaluar, ishin të fiksuar pas tij. Nëse nuk arrijnë ta sjellin tani, ata do t’i drejtohen yjeve më të mëdhenj të Bundesligës. Sigurisht që është Robert Lewandowski i Bayernit dhe Erling Haland i Borussia-s”,ka theksuar gazetari italian.

Guardiola ka punuar tashmë me Lewandowski në Bayern dhe Haland është futbollisti i ri më i kërkuar në botë. /abcnews.al

Komento: