Shitja e Chelsea, Tuchel del me deklaratë të papritur

16:46 | 04 Mars 2022

Tuchel thotë se shitja e Chelsea mund të ndikojë te lojtarët që janë pa kontratë

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka thënë se shitja e Chelseat do të shtojë pasigurinë te lojtarët që u skadon kontrata në fundin e sezonit.

Roman Abramovich ka nxjerrë në shitje Chelsean dhe kjo është një ndër arsyet që negociatat me disa futbollistë mund të shtyhen.

Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger janë tre lojtarët që do jenë agjent të lirë në afatit kalimtar veror, pasi ende nuk kanë nënshkruar kontratë të re me londinezët dhe ka shumë mundësi që të largohen.

Sipas Tuchel, shitja e klubi mund të ndikojë të tre lojtarët, por duhet të presin efekt pozitiv dhe negativ gjatë negociatave.

“Kjo është situata. Ndoshta ka një efekt pozitiv, ndoshta ka një efekt negativ në lidhje me negociatat me lojtarët”, tha tekniku gjerman, përcjell lajmi.net.

Sipas raporteve të fundit Rudiger mund të qëndrojë në “Stamford Bridge”, ndërsa Azpilicueta dhe Christensen janë të lidhur me një kalim te Barcelona

Komento: