Ja ku po transferohet Cavani

18:47 | 04 Mars 2022

Edinson Cavani, do të largohet nga Manchester United kur kontrata e tij të përfundojë në verë dhe ai dëshiron të bashkohet me një klub në Spanjë, sipas The Guardian.

35-vjeçari nënshkroi një vazhdim të kontratës për një vit në Old Trafford verën e kaluar, por ka shënuar vetëm dy gola në 15 paraqitje këtë sezon,përcjell ORAinfo.

Ai do të largohet nga Man Utd dhe një rikthim në Amerikën e Jugut është diskutuar, megjithatë Cavani dëshiron të qëndrojë në Evropë dhe ka pasur disa oferta nga skuadrat spanjolle./ORAinfo/

Komento: