Arsenal dhe Man Utd në “luftë” për yllin e Seria A

19:16 | 04 Mars 2022

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, është subjekt i interesimit si nga Arsenali ashtu edhe nga Manchester United, zbulon Tuttomercatoweb.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë gjithashtu të lidhura me 25-vjeçarin, i cili po i afrohet vitit të fundit të kontratës,përcjell ORAinfo.

Ruiz po fiton vetëm 50,000 euro në javë në Napoli, me Arsenalin dhe Unitedin që shpresojnë se mund ta tundojnë atë për një transferim në Premier League me një paketë financiare më tërheqëse./ORAinfo/

Komento: