Chelsea ia tregon derën super-lojtarit

22:50 | 04 Mars 2022

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, i skadon kontrata në verë dhe gjermani është i lirë të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me një klub të huaj.

Sky Sports News tani është thënë se nuk ka pasur bisedime me Chelsean për një marrëveshje të re për më shumë se një muaj. Vendimi i Rudiger se ku do të luajë sezonin e ardhshëm do të motivohet kryesisht nga projekti i klubit, përcjell ORAinfo.

Përfaqësuesit e Antonio Rudiger janë në “dialog të vazhdueshëm” me Real Madridin dhe PSG-në. Ai nuk ka gjasa të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në verë./ORAinfo/

Komento: