Milan po ia merr super-sulmuesin Liverpoolit

23:30 | 04 Mars 2022

Agjentët janë të vetëdijshëm se AC Milan po kërkon në treg për një qendërsulmues të ri dhe kanë propozuar sulmuesin e Liverpoolit.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, AC Milan ndërpreu huazimin e Pietro Pellegrit dhe në vend të tij solli Marko Lazetic. Megjithatë, të paktën një nënshkrim tjetër në sulm pritet në verë. Kjo sepse shumë do të varet nga ajo që do të ndodhë me Zlatan Ibrahimovic, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

Lojtarë si Andrea Belotti, Hugo Ekitike dhe Gianluca Scamacca kanë qenë të lidhur, por tani një emër i ri ka hyrë në orbitën e AC Milan. Gazetari Antonio Vitiello raporton se sulmuesi i Liverpool-it, Divock Origi, i është ofruar AC Milan-it nga agjentët e tij.

Sulmuesi belg 26-vjeçar ka qenë pjesë e Reds në shtatë sezonet e fundit. Ndërsa pothuajse asnjëherë nuk ishte titullar i rregullt, Origi ka qenë një anëtar i vlefshëm i skuadrës së Liverpool-it.

Këtë vit Origi ka bërë 14 paraqitje, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime. Ai gjeti rrjetën kundër kuqezinjve në Champions League./ORAinfo/

Komento: