Haaland te Barcelona? Xavi jep lajmin e shumëpritur

15:21 | 05 Mars 2022

Xavi thotë se po punojnë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka udhëtuar në Gjermani ku pritet të ketë një takim me përfaqësues të Erling Haaland. Të paktën kështu raportohet nga mediat spanjolle.

Trajneri i katalanasve nuk ka dashur të hyjë në detaje për përmbajtjen e takimit, ndonëse përgjigja e tij nënkuptonte konfirmim. Sulmuesi norvegjez është goli i madh i Barçës. Dhe më vonë tekniku spanjoll shtoi se nuk njeh asnjë lojtarë që nuk dëshiron të vijë te Barça.

“Nuk mund të jap detaje. E vetmja gjë që mund të them për Haaland është se ne po punojmë për një Barçë të së tashmes dhe të së ardhmes. Nëse shpallim diçka, do ta dini. Si dje me Pablo Torre”, ka deklaruar Xavi.

Komento: