Gazetari i njohur thur lavde për yllin e Milanit

21:13 | 05 Mars 2022

Peppe Di Stefano, pretendon se anësori i Milanit, Rafael Leao, mund të bëhet lojtari më i mirë i klubit të 15 viteve të fundit.

Pas dy vitesh ulje-ngritje, Rafael Leao tani po shfaq potencialin e tij të vërtetë.

Anësori i djathtë 22-vjeçar portugez më në fund është kthyer në një lojtar kyç për skuadrën kuqezi duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën e skudetos, përcjell ORAinfo.

Me 11 gola dhe 6 asistime ai është lojtari më produktiv i AC Milan këtë sezon.

Gazetari i Sky sport Peppe Di Stefano beson se Rafael Leao mund të bëhet lojtari më i mirë i Milanit në 15 vitet e fundit nëse përmirëson një defekt specifik.

“Leao është një lojtar që këtë vit ka ndryshuar komplet marshin në krahasim me sezonet e mëparshme, ai kishte numra të ndryshëm, kishte të njëjtën perspektivë, por brenda skuadrës ai pati një ndikim krejtësisht të ndryshëm.

Ai luajti në 8 ndeshje të mëdha këtë vit, Milani fitoi 5 me të në fushë dhe nuk humbi kurrë. Ai shënoi 3 gola në këto ndeshje dhe kjo nuk është e parëndësishme. Ajo që Milani nuk ishte i lumtur më parë ishte se Leao nuk ishte i vazhdueshëm në paraqitjet e tij dhe nuk ishte lojtari që Milani mendonte se e kishte nënshkruar dy vjet e gjysmë më parë. Tani Leao, edhe shokët e skuadrës dhe menaxherët e thonë me zë të ulët, as që e kupton se sa i fortë është.

Ai është lojtari më shpërthyes në Serie A, ka një fizik të jashtëzakonshëm.
Ai nuk është një sulmues i zonës së penalltisë, ose të paktën nuk i pëlqen vetëm të shënojë gola, i pëlqen driblimi, i pëlqen të prekë topin shumë herë.

Çfarë i mungon? Pak më shumë vazhdimësi dhe nuk është një banalitet. Nëse do të gjente vazhdimësi të vërtetë, Rafael Leao do të bëhej një nga lojtarët më të fortë, për mendimin tim, që është shfaqur te Milanello në 15 vitet e fundit.

Ai ka karakteristika të ndryshme nga të tjerët, padyshim që në San Paolo (kundër Napolit) do të jetë mes protagonistëve”, thotë Di Stefano./ORAinfo/

Komento: