E ardhmja e Paulo Dybalës të Juventus po vazhdon të jetë e paqartë.
Sulmuesi argjentinas po vazhdon të mos ketë minuta të shumtë në dispozicion nën menaxhimin e Allegrit.
Prandaj, largimi i tij nga Juventus është i mundshëm të ndodh në afatin e transferimeve të verës.
Inter pritet të jetë destinacion i sulmuesit argjentinas, përcjell ORAinfo.
Gazzetta dello Sport ka raportuar të dielën se agjenti i Dybalas është takuar me krerët e Interit, të cilët edhe i kanë bërë ofertë konkrete për klientin e tij.
Bëhet e ditur se Interi i ka ofruar Dybalas kontratë pesëvjeçare me një pagë vjetore prej 7.5 milionë eurosh.
28-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni dhe pritet së shpejti t’i rifillojë bisedimet për rinovimin e kontratës.
Zi e kaltrit po duan ta shfrytëzojnë këtë situatë dhe të firmosin parakontratë me Dybalan, i cili pëlqehet nga trajneri Simone Inzaghi. /ORAInfo/