Mesfushori i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum është subjekt i interesimit nga Atletico Madrid, zbulon Mundo Deportivo.
31-vjeçari iu bashkua PSG-së në një transferim të lirë pasi u largua nga Liverpool verën e kaluar dhe u angazhua për një kontratë trevjeçare në Parc des Princes, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, është sugjeruar se Wijnaldum është i pakënaqur në Francë dhe Atletico mund t’i ofrojë atij mundësinë për të shkuar në La Liga në fund të sezonit./ORAinfo/