Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mohuar se ka pasur ndonjë negociatë për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar 80 gola në 79 paraqitje për klube që kur iu bashkua BVB në janar 2020,përcjell ORAinfo.
Megjithëse së fundmi ata nënshkruan me Pierre-Emerick Aubameyang, Barça mbetet në kërkim të një sulmuesi të ri, por Laporta ka mohuar që ndonjë bisedë zyrtare me Haaland të ketë ndodhur në këtë fazë.
Ai tha: “Unë mohoj se ka pasur ndonjë lloj negocimi me Haaland.”
Menaxheri i Blaugranas, Xavi, thuhet se është takuar me Haaland në Gjermani për të diskutuar një lëvizje të mundshme, por Laporta mohoi të kishte njohuri për ndonjë takim të tillë./ORAinfo/