Rikthehet Champions League: Përballen Bayern – Salzburg e Liverpool – Inter.
Sonte rikthehet kompeticioni më prestigjioz i futbollit evropian për klube.
Champions League kthehet sonte për fazën e 1/16-ës së finales, për ndeshjet kthyese, shkruan lajmi.net.
Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Inter, në atë që konsiderohet si ndeshja më interesante e mbrëmjes.
‘Reds’ kanë një epërsi prej dy golash nga ndeshja e parë, megjithatë në kampin ‘Zikaltër’ shohin akoma hesape të hapura.
Sipas rezultatit, ndeshje më interesante pritet në ‘Allianz Arena’, pasi në ndeshjen e parë skuadrat kanë luajtur baras 1:1.
Bayern megjithatë, së paku bazuar në letër, pritet të kalojnë tutje pa ndonjë telashe.
Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 21:00.