Bayern Munich po shënon fitore ndaj RB Salzburg me rezultat 3-0 pas një fillimi të furishëm.
‘Fajtor’ për këtë epërsi të madhe të bavarezëve ishte Robert Lewandowski që shënoi het-trik.
Ai fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 12-të nga pika e bardhë për 1-0.
Në minutën e 21-të u dyfishua epërsia, sërish me golin e polakut nga pika e bardhë.
Het-triku u kompletua në minutën e 23-të për rezultatin 3-0.
Bayern Munich duket në rrugë të mirë për të kaluar në çerekfinale.