
Polina, një 3-vjeçare nga Kharkivi, ka neuroblastomë, një lloj kanceri shumë i rrallë te fëmijët.
Kseniya, nëna e Polinës, i ka treguar BBC-së, se ilaçet e vogëlushes po mbaronin, prandaj është detyruar ta lë shtëpinë në Kharkiv për të gjetur shpëtim kur lufta nga ana e Rusisë veç është bërë më agresive.
Familja ka rrezikuar nga sulmet ajrore ruse në përpjekje për të ikur nga vendi.

Pas katër ditësh, familja e Polinës mbërriti në Poloni.
Atje janë mirëpritur ngrohtësisht nga një familje polake.
Babai i Polinës, si shumë burra të tjerë në Ukrainë, nuk ka arritur ta kalojë kufirin për t’u larguar nga lufta.
Polina, tashmë po merr trajtimin e nevojshëm për ta luftuar kancerin.