Lyon fiton derbin ndaj Portos – Frankfurt mposht Betisin.
Lyon ka marrë fitore në udhëtim te Porto, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Evropës.
Lyon fitoi me rezultat minimal 0:1, derisa gjithçka do vendoset në ndeshjen kthyese, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm në takim e shënoi francezi Lucas Paqueta pas një asistimi të Dembeles (59′).
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Eintracht Frankfurt arriti të triumfoi ndaj Real Betisit me rezultat të ngushtë 1:2.
Kostic hapi serinë e golave duke kaluar mysafirët në epërsi pas 14 minutave lojë.
Porto në fakt gjeti golin në fundin e ndeshjes me anë të Chance Mbemba, por pas rishikimit të VAR-it doli që ishte pozitë jashtë loje (90+4).
Ndërsa, ishte Fekir që barazoi rezultatin për Betisin pas një asistimi të Canales (30′).
Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, Kamada riktheu avantazhin e Frankfurtit (32′).
Borre kishte rastin e artë që të vendoste mysafirët në epërsi të dyfishtë, por që dështoi nga pika e bardhë (52′).
Kësisoj, Frankfurt do këtë avantazhin edhe për ndeshjen kthyese.