Federata e Futbollit të Ukrainës ka dënuar ish-kapitenin Anatoliy Tymoshchuk, pasi nuk ka reaguar ende ndaj luftës në Ukrainë. I njëjti poashtu vazhdon të punoj për skuadrën ruse, Zenit.
Tymoshchuk konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj ukrainas duke mbajtur rekordin për numrin e paraqitjeve, gjithsejt 144 ndeshje me Ukrainën, 33 më shumë se Shevchenko.
42-vjeçari pritet të humbasë statusin e tij legjendar në vendin e tij, pasi nuk u tërhoq nga detyra e tij si ndihmësmenaxher i Zenit.
Federata Ukrainase konsideron se Tymoshchuk ka shkelur rregullat e Kodit të Etikës dhe Fair Play, duke dëmtuar imazhin e futbollit të shtetit.
Federata Ukrainase i ka hequr të gjitha titujt legjendës, dhe ka kërkuar që t’i hiqet çdo titull nderi dhe çmim shtetëror.