Ekipi i madh anglez interesohet për Lewandowskin, e dëshiron në verë
Ekipi i madh anglez, Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e super sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit.
Kjo konfiromohet nga gazetari i mediumit të madh gjerman Bild, Christian Falk.
“Djajtë e Kuq” po monitorojnë me kujdes të madh negociatat mes sulmuesit polak dhe Bayern Munichut për rinovimin e kontratës.
Nëse negociatat dështojnë, Manchester Unitedi do ta dëshironte qysh në verë sulmuesin 33-vjeçar.
Lewandowski fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA, teksa nuk po ndalon së shënuari gola në Bundesligë dhe Champions League.