
Nuk dihet ende nëse Lacazette do të jetë pjesë edhe më tutje e Arsenalit.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se klubi do të takohet me sulmuesin francez Alexandre Lacazette në fund të sezonit për të diskutuar të ardhmen e 30-vjeçarit, përcjell ORAinfo.

Arteta tha se situata do të diskutohet në një datë të mëvonshme.
“Mendoj se ai ka pasur momente shumë të mira për sa i përket rekordeve të golave, ndoshta më mirë se çfarë po bën tani, por për atë që kërkojmë prej tij dhe për atë që kërkoj prej tij dhe kontributin që kam nevojë prej tij, mendoj se ai po bën vërtet, shumë mirë punën. Ju thashë, në fund të sezonit ku ne e dimë se ku jemi, ne do të ulemi me ata tre lojtarë pa kontratë dhe mes nesh do të vendosim se çfarë të bëjmë për të ecur përpara”, ka përfunduar Arteta./ORAinfo/