Barcelona, po planifikon të përmirësojë sulmin e saj këtë verë dhe po shikon sërish te AC Milan për nënshkrime të reja.
Do të jetë një tjetër verë shumë e rëndësishme për AC Milan. Kuqezinjtë do të vazhdojnë të përmirësojnë skuadrën e tyre, por në të njëjtën kohë disa lojtarë do të largohen duke përfshirë figura kyçe si kapiteni Alessio Romagnoli apo Franck Kessie.
Me shumë gjasa destinacioni i radhës i Franck Kessie do të jetë Barcelona me klubet angleze mesa duket jashtë garës për shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.
Kessie do t’i bashkohet Barcelonës si një transferim i lirë në fund të sezonit pasi refuzoi të vazhdojë kontratën e tij me AC Milan.
Trajneri i Blaugranas, Xavi Hernandez, donte shumë në radhët e tij një mesfushor të fuqishëm nga “box-to-box”. Megjithatë, Kessie nuk është i vetmi lojtar i Milanit që Xavi dëshiron të sjellë te Barcelona.
Barcelona është e interesuar për Rafael Leao. Anësori i majtë 22-vjeçar po bën një sezon të shkëlqyer me 11 gola dhe 6 asistime deri më tani. Paraqitjet e shkëlqyera që kanë tërhequr vëmendjen e Barcelonës raporton gazeta spanjolle Sport.
Kjo nuk është hera e parë që Leao është në radarin e Barcelonës./ORAinfo/