Maldini e Massara nuk i ndahen këtij sulmuesi, po synojnë transferimin e tij në verë

10:08 | 15 Mars 2022

AC Milan ka pasur më shumë se një diskutim me Andrea Belottin për një kontratë për sezonin e ardhshëm. Kështu pretendon gazetarit i njohur italian Tancredi Palmeri.

Ka një dilemë të madhe për t’u zgjidhur kur bëhet fjalë për sulmin e Milanit sezonin e ardhshëm duke qenë se Zlatan Ibrahimovic skadon kontrata dhe edhe nëse ai rinovon do të mbushë 41 vjeç, ndërsa Olivier Giroud do të mbushë 36 këtë vit dhe Marko Lazetic është vetëm 18 vjeç pa asnjë minutë të veprim.

Kjo është arsyeja pse Paolo Maldini dhe Frederic Massara nuk mund të mos shikojnë përreth, ndërsa presin lajmet për të ardhmen e Ibrahimovic dhe gjithashtu të kërkojnë ndoshta një qendërsulmues të gatshëm për të luajtur dhe shënuar, përcjell ORAinfo.

Emri i Belottit është ai që vazhdon të lidhet shumë me Milanin, duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai është një tifoz i klubit kuq e zi qe nga fëmijëria.

Gazetari Tancredi Palmeri ka folur për raportet Milan –Belotti.

“Nuk ka asnjë paramarrëveshje, por ata janë më shumë se thjesht bisedime, ata kanë folur tashmë tre herë për të gjetur një marrëveshje”, ka thënë Palmeri.
Mbetet të shihet nëse Milan me në fund në verë do ta transferoj Belottin në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: