Emery i kënaqur me kualifikimin: Juve ishin në mesin e skuadrave favorite për Champions League.
Unai Emery është shprehur shumë i lumtur pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions League.
Trajneri i Villarreal beson se skuadra e tij ka eliminuar nga gara një prej favoriteve për ta fituar kompeticionin më prestigjioz të futbollit evropian për klube.
‘Nëndetësja e verdhë’ mposhti Juventusin 4:1 me rezultat përgjithshëm, dhe kaloi në fazën tjetër të Champions League. Për këtë sukses disa fjalë tha edhe Unai Emery.
“Jam i dashuruar me Europa League, por tani dua të shijoj Champions League. Të gjitha eksperiencat e kaluara ndihmuan. Ishte e rëndësishme të shihja sot se mund të eliminojmë një prej favoriteve. Ishte speciale dhe dua ta shijoj”, ka thënë Emery, transmeton lajmi.
“Skuadra e di se për të bërë gjëra të jashtëzakonshme, ata duhet të mësojnë dhe punojnë shumë”, shtoi trajneri.
Para Juventusit, Villarreali eliminoi skuadrën e Atalanta nga Champions League, duke e mposhtur 3:2 në Bergamo dhe duke e lënë jashtë garave