
AC Milan është në kërkim të lojtarëve për fazën e syulmit. Kuq e zinjtë i kanë dy lojtarë për këtë pozitë në radarin e tyre.
Gianluca Scamacca si dhe Divock Origi shihen si mundësi për të riparuar sulmin e tyre përpara sezonit të ardhshëm.

La Gazzetta dello Sport raporton se si Milani ka hapur diskutimet me Sassuolo-n për Scamacca-n, një lojtar që kërkohet edhe nga Interi, përcjell ORAinfo.
Gazeta shton se si drejtuesit e kuqezinjve mund të thellojnë diskutimet mbi Scamacca, pavarësisht nëse ata nënshkruajnë apo jo sulmuesin e Liverpool-it, Divock Origi, si një transferim i lirë në fund të sezonit.

Scamacca është 23 vjeç dhe ka 13 gola në ligë këtë sezon me Neroverdi që është rikthyer në klubin e tij mëmë pas një huazimi në Genoa sezonin e kaluar.
Ai shënoi golin e katërt në ndeshjen kundër Spezias mbrëmë në stadiumin MAPEI. /ORAinfo/