Zbulohen detajet e marrëveshjes së Kessies me Barcelonën

19:26 | 22 Mars 2022

Kessie nënshkruan me Barcelonën, këto janë detajet e marrëveshjes.

Franck Kessie tashmë raportohet se edhe ka nënshkruar me Barcelonën.

Sipas Fabrizio Romanos, 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Kessie te Barcelona do të përfitojë 6,5 milionë euro në vit, plus bonuset, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Milanit sot ka kryer edhe testet mjekësore me klubin katalunas.

Franck Kessie në “Camp Nou” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Rossonerët” skadon më 30 qershor.

Komento: