
Vetëm 13 doza të vaksinës u dhanë në 24 orët e fundit.
Numër i vogël i qytetarëve janë vaksinuar kundër Coronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë administruar vetëm 13 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, MSh-ja njofton se janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës.
820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.