Vuçiq dhe Putin flasin në telefon: Serbia dhe Rusia do të ruajnë marrëdhëniet miqësore

12:52 | 06 Prill 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Siç raportojnë mediat serbe, Putin i uroi Vuçiqit sukses në pozitën e tij përgjegjëse si kreu i shtetit, derisa u shpreh i bindur se Serbia dhe Rusia “do të ruajnë marrëdhënie vërtetë miqësore”.

Presidenti i Serbisë e falënderoi për urimet dhe tha se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse.

Komento: