Keni bërë plane për nesër? Shikojeni njëherë parashikimin e motit

18:45 | 06 Prill 2022

Parashikimi i motit për nesër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë parashihen reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten parashihen reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte”, thuhet në njoftim.

Komento: