Kosovës i del “problem” me Austrinë, shkak patentë shoferët

21:13 | 01 Maj 2022

Kosovës i ka dalë një problem me Austrinë.

Vozitësit me patentë shoferë të Kosovës nuk po lejohen të hynë as transit në shtetin e Austrisë. Për të zgjidhur këtë çështje janë angazhuar disa institucione kosovare.

Gjobitja me 400 euro nga Austria, ndaj disa shoferë kosovarë në kufirin e këtij shteti i ka befasuar edhe institucionet në Prishtinë.

Për këtë arsye zyrtarë të gjendjes civile dhe ata të ministrisë së Jashtme u takuan të martën për t’i rinisur edhe një kërkesë palës austriake.

Institucionet e Kosovës ka vite që po mundohen ta rregullojnë këtë problem me austriakët.

Thonë se kanë kërkuar ndihmë edhe nga ambasadori i Austrisë në Kosovë.

I pari i Gjendjes Civile në Kosovë shfajëson palën kosovare, me shpresën se Austria do të veprojë shpejt.

Komento: