Aksident në Pejë, vetura përfundon në market

23:17 | 01 Maj 2022

Një veturë ka përfunduar në një market në Pejë.

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Pejë.

Në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një veturë e tipit Audi është futur në market, përkatësisht në ‘Express store’, duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka verifikim për të lënduar, raporton njëshi.

Policia e Pejës nuk është deklaruar ende për rastin.
Sipas dëshmitarëve në momentin e aksidentit. vetura ishte në ndjeke nga një patrullë e Policisë.

Komento: