Muja “thur elozhe” për Kurtin: Është kryeministër i popullit, më i pëlqyeri nga qytetarët e vendit

00:00 | 02 Maj 2022

Fjalë të mëdha ka thënë Armend Muja për Albin Kurtin.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, nuk është përmbajtur që t’i thur elozh liderit dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë ‘Albin Kurti, kryeministër i popullit, nga populli, për popullin’.

Ai e përmendi se në 10 vitet e fundit Kurti ka qenë kryeministri më i pëlqyer nga qytetarët e vendit.

“Albin Kurti, Kryeministër i popullit, nga populli, për popullin – Kurti ka regjistruar shkallën më të lartë të knaqshmërisë me punën e Kryeministrit në matjet e opinionit publik që nga viti 2012”, shkroi ai.
Postimi plotë:

Albin Kurti, Kryeministër i popullit, nga populli, për popullin – Kurti ka regjistruar shkallën më të lartë të knaqshmërisë me punën e Kryeministrit në matjet e opinionit publik që nga viti 2012.

Këto të dhëna të publikimit të tremujorit të fundit të çdo viti 2012-2021 të Pulsit Publik të UNDP/USAID janë bërë publike javë më parë por nuk kanē gjetur mbulueshmëri mediatike. Të dhënat tregojnë që korrupsioni nuk është më shqetësim kryesor për Kosovën.

Komento: