Të shtëna me armë zjarri në Klinë, plagosen dy persona

15:19 | 18 Maj 2022

Dy persona janë plagosur sot në Klinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas policisë, njëri nga të plagosurit është transportuar për në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 të ditës së sotme.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

Komento: