Avdullah Hoti: Pas vendimit të Apelit qytetarët duhet të kompenzohen për faturat e rrymës

16:19 | 18 Maj 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është e rëndësishme që të krijohet një qartësi juridike që mundëson kompensimin e qytetarëve për pagesat me rritje të faturave të energjisë elektrike.

Deklarimet Hoti i bëri në ‘Facebook’, pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi atë të Themelores se ZRRE-ja ka bërë shkelje me shtrenjtimin e faturave të energjisë.

“Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Postimi i plotë:

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores – anulohen tarifat e rritura të energjisë elektrike.

Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët.

Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike.

Komento: