Mehaj: Lavdi e përjetshme për UÇK-në

18:00 | 12 Qershor 2022

Sot është përvjetori i çlirimit të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes në vend, Armend Mehaj ka deklaruar se në këtë datë të veçantë, përkujtim dhe nderim të përjetshëm për të gjitha përpjekjet e popullit tonë, me shumë mund, gjak e sakrificë në të gjitha format e rezistencës dhe luftës për liri e pavarësi.

“Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për liri dhe gjithë patriotëve veprimtarë!”, tha Mehaj.

Mehaj ka përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën për çlirimin e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, lavdi prijësit tonë, idealistit dhe simbolit të qëndresës Kombëtare, Adem Demaçi, lavdi Presidentit Ibrahim Rugova, si dhe gjithë ushtarakëve të vendeve aleate të NATO-s që humbën jetën gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, shkroi ai.

Komento: