
Një aksident ka ndodhur në Sllatinë.
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Sllatinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai thase në aksident ishin të përfshira tri automjete dhe se me aksidentin po merret Njësiti i Trafikut.
“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin”, tha Hoxha.