Përfundon panairi i Librit në Prishtinë

20:50 | 12 Qershor 2022

Sot ka përfunduar Panairi i Librit në kryeqytet.

Të dielën qe dita e fundit e Panairit të Librit në Prishtinë.

Shumë qytetarë e shfrytëzuan “aksham pazarin” për t’i blerë librat e preferuar, pasi çmimet u zbritën edhe më.

Por botuesit, që pas dy vjetëve mungesë erdhën në Prishtinë me pritshmëri të mëdha, thanë se nuk u janë përmbushur ato, pasi pati pak interesim.

Në anën tjetër, qytetarët u shprehën të kënaqur me titujt që gjetën në panair.

Disa prej tyre, të dielën i bleu edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Por e pranoi se e ka zor të garojë me shefin e tij në qeveri, Albin Kurti, pasi ky i fundit lexon më shumë.

Komento: