Dorëhiqet togeri i Policisë së Kosovës pas gati 21 vjetësh shërbim

15:13 | 17 Korrik 2022

Pas gati 21 vjetësh shërbim, dorëhiqet togeri i Policisë së Kosovës.

Besnik Leci, ishte 21 vjet në shërbim të qytetarëve.

Por, Leci të shtunën dha dorëheqje nga policia.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë si rezultat i shumë pakënaqësive.

Togeri i policisë tha se arsyeja e dorëheqjes është ekonomike.

“Paga e pamjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetsorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm”, tha Leci.

Komento: