Përparim Rama ngjitet për ta parë një “ndërtim i egër” mbi ish-shtëpinë e mallrave Gërmia

16:32 | 17 Korrik 2022

Një “ndërtim i egër” mbi ish-shtëpinë e mallrave Gërmia, Përparim Rama ngjitet për ta parë.

Artisti i njohur kosovar Alban Muja ka befasuar me veprën e tij të fundit. Ai ka bërë një shtëpi mbindërtim mbi ish – objektin e shtëpisë së mallrave të Prishtinës “Gërmia” ku tani ndodhet Administrata Tatimore e Kosovës. “Ndërtimin e egër” të Mujës ka dalë ta “inspektojë” vetë Kryetari Përparim Rama i cili ka shkruar se kjo vepër arti rikthen memorien te gabimet e së shkuarës që e kanë degraduar Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se nuk do të lejojnë të përsëritet periudha e ndërtimeve pa leje në kryeqytet.

Ai publikoi fotografitë e një vepre të Alban Mujës mbi ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia”, që tha se “rikthen në memorien tonë gabimet e së shkuarës, të cilat kanë rezultuar në degradimin e Prishtinës”.

“Ndërtimet pa leje na kujtojnë një periudhë kohore të Kryeqytetit të cilën nuk do të lejojmë të përsëritet! “Ky ndërtim legal – ilegal” në mes të Prishtinës, është vepër e artistit Alban Muja në kuadër të Manifesta Biennial, por që rikthen në memorien tonë gabimet e së shkuarës, të cilat kanë rezultuar në degradimin e Prishtinës”, shkroi Rama.

“Alban Muja sot jeton në Berlin dhe arti i tij vazhdon të vlerësohet nga kritik me renome botërore te artit. Për mua, si Kryetar i Kryeqytetit, është kënaqësi e veçantë të shoh që artistët tanë, rikthehen në kryeqytet me veprat dhe talentin e tyre duke kthyer kështu edhe vëmendjen ndërkombëtare të artit dhe medias në Prishtinë”, shtoi ai.

Komento: