Fansat fajësojnë Ilda Bejlerin, thonë se është arsyeja kryesore pse u shkarkua Panucci

21:51 | 23 Mars 2019

Ilda është njëra ndër femrat më të komentuara.

Ilda bejleriMbrëmjen e kaluar u zhvillua ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë që përfundoi me rezultatin 2 me 0 për skuadrën turke.

Dhe për shkak të këtij rezultati të dobët FSHF ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme trajnerin e kombëtares Christiano Panuçin.

Ndërsa ndjekësit e moderatores sportive IldaBejleri mendojnë se ‘fajtore’ është moderatorja.

Bukuroshja që e ka shoqëruar në çdo ndeshje kombëtaren shqiptare ditën e djeshme nuk ishte prezente në stadiumin ‘Loro Boriçi’ ku po zhvillohej ndeshja.

Bejleri ndodhej në Spanje dhe këtë e bërë vetë të ditur moderatorja me anë të një fotoje të publikuar në Instagram.Dhe ndjekësit e saj e kanë ‘fajsuar’ moderatoren për mungesën e saj që mesa duket sipas tyre është një ogur i mirë për kombëtaren.

’O Ilda ike ti iku dhe Shqipëria’ ‘Sot që na u deshe me fitu nuk ishe ti’ ‘Ke ik në Spanjë dhe humbi Shqipëria nu kishin të frymëzuar çunat’ ishin disa nga komentet që ndjekësit i kanë shkruajtur moderatores.

Komento: