Një grua sulmohet seksualisht në këtë qytet

18:30 | 21 Dhjetor 2022

Një person është arrestuar në Ferizaj të martën nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 20.12.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: