Ramush Haradinaj viziton për Krishtlindje dy familje atdhetare në Zllakuqan e Bardhaniq: Gëzuar për shumë mot

16:43 | 25 Dhjetor 2022

Haradinaj viziton për Krishtlindje dy familje atdhetare në Zllakuqan e Bardhaniq: Gëzuar për shumë mot.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy familjet atdhetare të Don Franë Kolajt në Zllakuqan të Klinës dhe Nikë Hajdarajt nga Bardhaniqi i Gjakovës, me rastin e festës së Krishtlindjes.

Haradinaj tha se mikpritja, bujaria, dhe harmonia fetare është trashëgimi e përhershme e popullit tonë.

“Gëzuar për shumë mot!”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: