Mbyllet pikëkalimi kufitar në Merdare

23:28 | 27 Dhjetor 2022

Mbyllet pikëkalimi kufitar në Merdare, shkak barrikada.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për hyrje-dalje.

Sipas njoftimit, shkak i mbylljes është barrikada e vendosur në Serbi, rreth 2 kilometra larg kufirit.

“Deri në njoftim tjetër PPK Merdare është e mbyllur”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se një grup i serbëve kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, gjë që ka bërë që qarkullimi në drejtim të Kosovës të jetë i pamundur në këtë pikë.

Komento: