
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë jehonë të madhe reagimit të KFOR’it se për hyrjen FSK-së në Veri mund të pyeten edhe serbët.
Ai ka propaganduar duke pretenduar se “Kosova nuk është e pavarur”, sipas tij kjo gjë nuk do të ndryshojë.
“Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër. Unë luftoj dhe do të luftoj për vëllezërit dhe motrat tona”, ka thënë Vuçiç në një video propagandistike të publikuar në Instagram.
Presidenti autoritar serb të mërkurën ka qenë në Rashkë ku ka thënë se të enjten do të nisë largimi i barrikadave.
Të enjten dy kamionë që përdoreshin si barrikada janë djegur.
Vuçiç gjatë gjithë kohës e ka luajtur një rol destabilizues gjatë tensioneve në Veri.