“Nuk është bërë qëllimisht”, Ambasada e ShBA-së reagon për “pëlqimin” e postimit mbi çnjohjet ndaj Kosovës

13:34 | 05 Janar 2023

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar lidhur me një “pëlqim” të bërë dje nga kjo faqe zyrtare në një lajm të postuar nga një medium serb në Twitter.

Në sqarimin e bërë nga Ambasada amerikane në Kosovë thuhet se ai lajm nuk është pëlqyer qëllimisht.

Gjithashtu thuhet se janë duke e shqyrtuar situatën për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës së SHBA-së nuk ka ‘pëlqyer’ qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Ne po shqyrtojmë situatën për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Siç u theksua më parë: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një ‘like’ e mediave sociale”, thuhet në deklaratë.

Mbrëmjen e së mërkurës, mediumi serb “Vaseljenska TV”, publikoi një lajm në të cilin thuhej “Vuçiq rendit nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur”, e që u pëlqye nga Ambasada e ShbA-së në Kosovë.

Komento: