
Këngëtarja Nora Istrefi, vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në mediat rozë.
Jeta e saj profesionale dhe ajo private gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e shumë adhurueseve të saj, shkruan ORAinfo.
Tani, ajo pas ndarjes nga Robert Berisha, është fokusuar shumë në karrierën e saj.

Së fundi ka realizuar projektin e ri i cili është pëlqyer shumë.
Tani Nora po vazhdon të jetë aktive në shumë koncerte të ndryshme.
Ajo për Shën Valentin ka publikuar një video ku ngre dyshime se ka rënë në dashuri.
E veshur me fustan të shkurt dhe me një zemër në pjesën e përparme, Nora lë të kuptohet se e ka gjetur fatin e jetës.
Në disponim të mirë dhe me veshje me shumë stil, Nora po shkëlqen në këtë pamje. /ORAinfo/
