Luizi tregon pse është i veçantë, kështu vrapon të përqafojë Kiarën

17:51 | 17 Shkurt 2023

‘Jetë, dashuri’! Kënga e tij në sfond, Luizi vrapon të përqafojë Kiarën.

Lidhja mes Kiarës dhe Luizit shpesh dhuron momente të bukura. Ka edhe grindje e qefmbetje, por kjo është jeta.

Sot Kiara dëgjohet kur thotë: “Vetëm me këtë më zgjojnë mua, ndryshe nuk çohem”, ishin këto fjalët e Kiara Titos pasi në shtëpi u vendos kënga e Luiz Ejllit që ia dedikoi asaj me rastin e Shën Valentinit.

Ky i fundit shkoi duke vrapuar te krevati i saj për ta përqafuar.

Edhe pse Kiara bënte si e vështirë, Luizi dëgjohet teksa i thotë: “Jetë, dashuri”.

Komento: