
Ndjeksit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj moderatores, reagon tezja e Kiares.
Me futjen në “Big Brother Vip” dhe veçanërisht me marrëdhënien e saj me Luiz Ejllin brenda formatit, Kiara Tito u bë një nga emrat më të përfolur të momentit. Mirëpo me kaq shumë vëmendje vijnë edhe kritika apo komente negative në rrjet dhe çdo lëvizje shikohet në detaj.
Megjithëse fansat e Kiarës u shtuan me nisjen e romancës së saj me Luizin, së fundmi po shtohen edhe kritikat.
Një ‘lumë’ kritikash ka nisur që disa ditë më parë, ku “Vëllai i Madh” zhvilloi një lojë me banorët, të cilët duhet t’ju përgjigjeshin pyetjeve rreth dashurisë dhe eksperiencave të tyre të mëparshme. Fakti që Kiara u përgjigj dhe foli relativisht gjatë për lidhjen e dashurinë e saj të parë (Butrint Imeri), ndërsa Luizi u tregua më i rezervuar, nuk i pëlqeu ndjekësve, të cilët vërshuan me komente.
