Gresa Behluli lajmërohet nga salloni i ondulimit, shfaqet mahnitëse në këtë grim

14:53 | 22 Shkurt 2023

Këngëtarja e njohur kosovare, Gresa Behluli, është njëra nga artistet që është shumë e dashur për publikun.

Ajo ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri, pasi para katër muajve është bërë nënë për herë të parë, shkruan ORAinfo.

Gresa, muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin, Dielli.

Krahas kujdesit që bën ndaj djalit të saj, Gresa kujdeset shumë edhe për dukjen.

Ajo sot është lajmëruar nga salloni i ondulimit.

Me flokë të rregulluara me stil dhe e grimosur me shumë shije, Gresa po shkëlqen në pamje. /ORAinfo/

Komento: